Flash News

E-TJERA

I ngacmoi të dashurën në club, shqiptari rreh për vdekje 34-vjeçarin italian

I ngacmoi të dashurën në club, shqiptari rreh për vdekje
viktima

Një 28-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se ka dhunuar por vdekje një shtetas italian.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit italian Giuseppe Tucci në Rinimi, ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë.

Mësohet se shqiptari e ka sulmuar italianin në një klub nate, ku punonte si 'bodyguard'.

Ende nuk janë të qarta arsyet e ngjarjes, por bëhet me dije se e ka qëlluar 50 herë me grushte. Por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.

Dje autoritetet ndaluan 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje. Giuseppe Tucci ishte një zjarrfikës dhe punonte në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.

Të fundit