Flash News

E-TJERA

I ngacmoi të dashurën, si nisi sherri ku humbi jetën 34-vjeçari në Astir

I ngacmoi të dashurën, si nisi sherri ku humbi jetën

Amaralando Hoxhallari humbi jetën pasi u qëllua me thikë nga 25-vjeçari Darmian Keli.

Hoxhallari kishte mbërritur në gjendje të rëndë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të renda. Ai kishte marrë 4 plagë me thikë dy ne gjoks dhe dy në këmbë.

Sipas të dhënave paraprake ngjarja ka ndodhur pas një sherri pë të një vajze.

Njoftimi i mëhershëm i Policisë Tiranë

Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të fundit