Flash News

E-TJERA

I ngulin thikën 43-vjeçarit, shpallen në kërkim babai me dy djemtë në Tropojë

I ngulin thikën 43-vjeçarit, shpallen në kërkim babai me

Një sherr masiv është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Tropojë, i cili për pasojë ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi.

Policia ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar shtetasit: M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, (babai me dy djemtë) banues në fshatij Tetaj.

"Në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin P. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë." thuhet në njoftimin e policisë. 

Gjithashtu, tre shtetasit e mësipërm i kanë dëmtuar me gurë 43-vjeçarit dhe automjetin tip “Volksëagen”. I plagosuri është dërguar me urgjencë për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës. Policia po punon për kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”,  “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim.

Të fundit