Flash News

E-TJERA

I njoftuan largimin, Yuri Kim ‘e prerë’ me qeverinë: Do të jem në Shqipëri edhe për ca më gjatë

I njoftuan largimin, Yuri Kim ‘e prerë’ me qeverinë: Do

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë në konferencën “Konsolidimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor”. Teksa foli për punët e drejtësisë në Shqipëri, Kim duket se i dha një mesazh të qartë edhe Ministrisë së Jashtme.

MEPJ njoftoi disa ditë më parë se kanë nisur zyrtarisht procedurat për largimin e ambasadores Kim nga posti i diplomates. Kim deklaroi se do të qëndrojë në Shqipëri për më gjatë për të vijuar përballjen me sfidat.

“Unë kam 3 vjet në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Por kjo është ajo që kam mësuar gjatë 3 viteve të mia këtu, ka një sfidë të madhe, kjo jo sepse Shqipëria është në mënyrë unikale e korruptuar, jo. Por ka histori dhe duhet të ndiejmë empati për historinë që ka ky vend. Ky është një vend i vogël, të gjithë njohin të gjithë të tjerët.

Ka ardhur koha për të thënë që Shqipëria është gati për fazën tjetër. Nuk mund të vazhdojmë më kështu. Në korrik BE-ja filloi në mënyrë zyrtare negociatat për hyrjen tuaj në klubin e ëndrrave. Ju jeni ulur me ne, ngjitur me ne, fjalë për fjalë. Ju respektoheni si një zë për çështjet globale. Ka zhvillime strategjike kaq pranë për t’u bërë të vërteta në vendin tuaj”, tha Yuri Kim.

Përpos njoftimit të MEPJ, është përfolur edhe për një krisje mes Yuri Kim dhe kryeministrit Rama.

Dje, në prezantimin e projektit për Portin e Durrësit, ran ë sy mungesa e Kim në trupën diplomatike prfaqësuese. Në vendin e saj i pranishëm ishte zv.ambasadori Demian Smith.

Të fundit