Flash News

E-TJERA

I njohur me pseudonimin “supe”, kush është 30-vjeçari që mbeti i vrarë në Memaliaj

I njohur me pseudonimin “supe”, kush është

Endri Goxhaj mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Memaliaj, Tepelenë.

30-vjeçari njihej me pseudonimin “Supe” dhe u vra pas një sherri të ndodhur në një lokal, ku dyshohet se fillimisht ka ndodhur një përplasje mes disa personave.

I plagosur rëndë ka mbetur Dario Nela.

“Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

 

Të fundit