Flash News

E-TJERA

I pakënaqur me kushtet, Saimir Tahiri kërkon transferimin në burg tjetër

I pakënaqur me kushtet, Saimir Tahiri kërkon transferimin në burg

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kërkuar të transferohet në një burg tjetër.

Kërkesa e Tahirit është dorëzuar pak ditë më parë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Aktualisht Tahiri ndodhet në një nga qelitë e Burgut të Fierit. Ish-ministri është shprehur i pakënaqur me kushtet.

Kujtojmë se Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO. Tre ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për tu transferuar në Fier.

Sipas GJKKO është provuar lidhja e Tahirit me Moisi dhe Artan Habilajn dhe se Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar shtetin.

 

Të fundit