Flash News

E-TJERA

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Benet Beci sërish në SPAK

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Benet Beci

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur këtë mesditë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.

SPAK e ka marrë Becin zyrtarisht të pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, një çështje në të cilën janë përfshirë gjithashtu edhe 7 vartës të tij, të cilët dyshohet se kanë pasur role të ndryshme në procedurat e prokurimit publik që po hetohen.

Hetimi lidhet me dyshime për favorizim dhe cenim të konkurrencës së ndershme gjatë zhvillimit të tenderave, në kundërshtim me ligjin për prokurimet publike.

Beci është thirrur disa herë më herët nga prokurorët e SPAK, ku ka dhënë shpjegimet e tij lidhur me procedurat dhe vendimmarrjet administrative që janë objekt i dosjes penale. Paraqitja e sotme në SPAK vjen në vijim të këtyre veprimeve procedurale, ndërsa pritet që organi i akuzës të vendosë për hapat e mëtejshëm të hetimit.

 

 

 


 

Të fundit