Flash News

E-TJERA

Kastriot Çipi: Luli dhe Gazbardhat i përgjërohen Sorosit

Kastriot Çipi: Luli dhe Gazbardhat i përgjërohen Sorosit

Gazment Bardhi, një ditë më parë në një postim në Tëitter, i referohej kreut të PD-së Sali Berisha me emrin”babi i Zenit”, teksa e shpallte fjator për 26 jetët e humbura në Gërdec.

Regjisori Kastriot Çipi duke ironizuar Bardhin thotë se si një jurist, që ka të drejtë të mos ketë moral e sinqeritet, ‘Gazbardha’ i bën gjyqin Berishës dhe e shpall fajtor për një arsye.

Sipas postimit të Çipit në Facebook, halli i Gazbardhës dhe Lulit nuk është fakti që Rama po rrënon Shqipërinë, por mbështetja që Soros ia jep qeverisë së tij e jo dyshes Basha-Bardhi.

Postimi i plotë:

Gazbardha, me profesion, është jurist. Ai ka të drejtë, si çdokush tjetër, të mos ketë moral, sinqeritet, mirënjohje, e të tjera si këto, që u përkasin qytetarëve.

Ajo që më habit në këto dy fjali është paturpësia, që nuk i falet një juristi, kur flet për krimin dhe ndëshkimin.

Gazbardha ia paska bërë gjyqin Berishës, e paska shpallur fajtor, madje fajtor TË VETËM. A thua se Berisha ka shkuar në Gërdec i vetëm, ka hapur zjarr me kallashnikov dhe ka vrarë 26 vetë, si vrasësit e çmendur të fëmijëve në shkollat amerikane.

Së dyti, Gazbardha na komunikoka se Gjykata që e ka gjykuar këtë çështje qenka DASH dhe verdikti qenka "Berisha non grata"! Pra thjesht nuk hyn dot në SHBA, nëse ke vrarë 26 shqiptarë të pafajshëm.

Natyrisht Gazbardha nuk na thotë kur vendosëm ne, Sovrani, që drejtësinë të na e japë DASH.

Kjo deklaratë e tij thjesht vërteton edhe një herë se halli Lulit dhe gazbardhave të tij nuk është se Këllira po rrënon Shqipërinë, por pse Sorosi mbështet Këllirën dhe jo ata. Me çdo fjalë e veprim, ata në thelb i përgjërohen Sorosit: Na jep neve pushtetin dhe ke për të parë po nuk e rrënuam më fort e më shpejt Shqipërinë!

Kastriot Çipi: Luli dhe Gazbardhat i përgjërohen Sorosit

Të fundit