Flash News

E-TJERA

I përdori foton e të birit në fushatë, aktivisti fiton gjyqin ndaj PS: Fitore simbolike!

I përdori foton e të birit në fushatë, aktivisti fiton

Aktivisti Besjan Pesha ka fituar gjyqin ndaj Partisë Socialiste, pasi e paditi për shfrytëzimin e imazhit të djalit të tij të mitur pa autorizimin e prindërve për ta përdorur si dekor i çeljes së fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 2019-ës në mitingun e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar nga aktivisti Pesha në Facebook, sipas të cilit gjykata vendosi që Partia Socialiste të dëmshpërblejë djalin dhe ata si prindër të tij, duke e detyruar subjektin politik në fjalë të kërkojë ndjesë dhe të heqë imazhet e paautorizuar nga rrjetet sociale.

Një fitore simbolike!

Në vitin 2019, Partia Socialiste, përdori një imazh të tim biri (marrë nga faqja ime e fb) si dekor në çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore.

E çova çështjen në gjykatë dhe sot u mor vendimi që PS të dëmshpërblejë tim bir dhe ne si prindër, të kërkojë ndjesë dhe të heqë gjithë imazhet e paautorizuara nga rrjetet sociale.

Merita i takon Av Dorian Matlija për profesionalizmin dhe sigurisht gjykatësit për vendimin.

Uroj të kemi vendosur një preçedent i cili të përdoret nga politika dhe qytetarët duke i lënë fëmijët mënjanë në lojën me topa balte të mejhanes sonë politike”, shkruan Pesha.

 

Të fundit