Flash News

E-TJERA

I përfshirë në dosjen e ARRSH, lirohet nga qelia biznesmeni Ervis Lami

I përfshirë në dosjen e ARRSH, lirohet nga qelia biznesmeni Ervis

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur lirimin nga qelia të biznesmenit Ervis Lami, i përfshirë në dosjen e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), ku bashkë me ish-zyrtarin Evis Berberi dhe rreth 20 persona të tjerë akuzohen për një sërë veprash penale.

Vendimi vjen pak ditë pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi dënimin e Lamit me 4 vite shërbim prove, në kushtet kur ai ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke ndihmuar hetimet.

Sipas materialeve hetimore, Lami rezulton të ketë qenë pronar formal i kompanisë “DAAM shpk”, ndërkohë që, sipas SPAK, pronësia reale i atribuohet ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi. Kompania dyshohet se ka përfituar një numër të konsiderueshëm tenderash publikë me vlera të larta, gjatë kohës që Berberi mbante poste drejtuese në institucionet shtetërore, përfshirë edhe drejtimin e ARRSH-së.

Të fundit