Flash News

E-TJERA

I përfshirë në skandalin ‘McGonigal’, Agron Neza shfaqet në takimin elektoral të Ramës

I përfshirë në skandalin ‘McGonigal’, Agron Neza

Përveç tallavasë, kërcënimeve, sulmeve mbi opozitën, fushatës zgjedhore të Ramës duket se i janë bashkuar edhe individë të përfshirë në afera korruptive ndërkombëtare.

Ky është rasti i Agron Nezës ose Personi A që doli në dosjen e Charles McGonigal, si personi me lidhje të ngushta me ish-zyrtarin e FBI-së të cilin e solli në Shqipëri në disa takime të fshehta me Ramën.

I përfshirë në skandalin ‘McGonigal’, Agron Neza
Në foto/ Agron Neza dhe ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal

Neza është shfaqur në një takim elektoral të Partisë Socialiste në Tropojë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministrit Edi Rama.

Neza konsiderohet personi kyç i skandalit McGonigal. Ai del në dosjen hetimore si personi që kishte lidhje të ngushta me McGonigal me të cilin udhëtoi dy herë drejt Shqipërisë për të takuar kryeministrin Rama.

Të fundit