Flash News

E-TJERA

I përfshirë në skemë mashtrimi me dëm financiar 1.5 mln $, lirohet nga burgu ish-drejtori i AKBN-së

I përfshirë në skemë mashtrimi me dëm financiar 1.5 mln
Klodian Gradeci ë

Ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Klodian Gradeci është liruar nga burgu. Gjykata e Tiranës ka vendosur për të masën me detyrim paraqitje. Sipas "News24",  Gradeci ishte në arrest shtëpie gjatë kësaj kohe, dhe ditën e sotme gjykata ka marrë masën e sigurisë për detyrim paraqitje.

Më herët, Gradeci ka mbajtur postin e drejtorit të  hidrokarbureve në AKBN dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Ai është i akuzuar si i përfshirë në një skeme mashtrimi, e cila dyshohet se ka shkaktuar një dëm financiar prej 1.5 milion dollarë. Gradeci u ndalua në Rinas kur sapo kthehej nga Turqia ku ishte larguar pak ditë para finalizimit të operacionit që u arrestuan disa zyrtarë të tjerë për të njëjtën skemë mashtrimi.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar fillimisht Gradecit, masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Të fundit