Flash News

E-TJERA

I përfshirë në trafik droge, kush është 66-vjeçari që u ekzekutua në mes të Tiranës

I përfshirë në trafik droge, kush është

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga atentati me silenciator që iu bë sot 66-vjeçarit nga Berati, Behar Seferi.

Ngjarja ndodhi pranë Piramidës, ndërsa sipas policisë, Seferi ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve t marra.

“News 24” raporton se Behar Seferi, alias Behar Sulo Sofia, ishte biznesmen, ndërsa rezulton që të jetë i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike. Viktima zontërontë disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol.

Po ashtu mësohet se ai prej disa kohësh kishte jetuar në Turqi. Ditën e sotme, ka dyshime se ai mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi lëvizte në këmbë, në trotuarin në krah të lumit të Lanës, kur është qëlluar me dy plumba në trup, me një armë sileniciatore.

Ndër të tjera, kujtojmë se 65 vjeçari, në gusht të vitit 2009 ka qenë një ndër emrat e përfshirë në ngjarjen e Durrësit ku u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

Aktualisht, policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit