Flash News

E-TJERA

I përfshirë në trafikimin e 51 kg kanabis, arrestohet 43-vjeçari në Korçë

I përfshirë në trafikimin e 51 kg kanabis, arrestohet

Është vënë në pranga një 43-vjeçar në Korçë, pasi u përfshi në një tentativë për trafik lëndësh narkotike.

Endri Pani është bashkëpunëtor me shtetasin J. S., i cili u ndalua më parë në pikën kufitare të Kapshticës, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte u gjetën 51 kg lëndë narkotike kanabis sativa drejt Greqisë.

“Vihet në pranga 1 tjetër shtetas, i përfshirë në tentativën për trafikim drejt Greqisë, të 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shkon në 4 numri i të ndaluarve, në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë me prova ligjore dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit “Again” të zhvilluar më datë 08.03.2024, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, u ndalua shtetasi në kërkim:

-Endri Pani, 43 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, është bashkëpunëtor me shtetasin J. S., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës, në tentativë për të trafikuar me automjetin e tij, drejt Greqisë, 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia.

Të fundit