Flash News

E-TJERA

I përfshirë në trafikun e narkotikëve, GJKKO lë në burg turko-shqiptarin Rexhep Ipek

I përfshirë në trafikun e narkotikëve, GJKKO lë në

Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg” per të ekstraduarin nga Bullgaria, shtetasin turko-shqiptar Rexhep Ipek.

Avokatët mbrojtës të tij, janë shprehur për mediat se do të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

"Gjykata duhet të mbante parasysh jo vetëm rrezikshmërinë e faktit, por edhe atë të autorit, sidomos për fazën proceduriale në të cilën ndodhet procesi dhe ndaj vendimit do ushtrojmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit", thanë avokatët Arbër Hoxha dhe Dritan Metani.

Ipek është ekstraduar nga Bullgaria më 21 Janar të ketij viti, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në shtator të 2019, së bashku me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit Limit.

Ai akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Të fundit