Flash News

E-TJERA

I përjashtoi nga aktivitetet parlamentare, Kuvendi fton nesër gazetarët në takim

I përjashtoi nga aktivitetet parlamentare, Kuvendi fton nesër

Kuvendi ka ftuar në një takim gazetarët, pasi mori vendimin për t'i përjashtuar ata nga aktivitetet parlamentare. Sipas Kuvendit, këto të fundit do të përcilleshin me regji të vet institucionit.

Ky vendim shkaktoi reagim të gjerë të opinionit publik, që e konsideroi si cënim të lirisë së medias dhe punës së gazetarëve. Këta të fundit organizuan një protestë ditën e djeshme, para nisjes së seancës plenare, ku i kërkuan Kuvendit të tërhiqej nga ky vendim.

Parlamenti njofton se gazetarët janë të ftuar ditën e premte në orën 11.00 për të takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj.

“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja për sistemin e ri Audio-Video të instaluar në Kuvend, shqetësime të ngritura edhe në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ju ftojmë në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, nesër, ditën e premte, në orën 11:00, në sallen në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Të fundit