Flash News

E-TJERA

I plasi kapsolla, merr lëndime në fytyrë 9-vjeçari në Lezhë

I plasi kapsolla, merr lëndime në fytyrë 9-vjeçari në

Një fëmijë është lënduar, pasi i ka plasur një kapsollë duke luajtur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj në Lezhë dhe për pasojë sipas policisë, M.M. 9 vjeç ka marrë lëndime në fytyrë.

“Në fshatin Markatomaj, shtetasi i mitur M.M. 9 vjeç, duke luajtur, ka plasur një kapsolle dhe për pasojë ka marrë lëndime në fytyrë. 

Pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Lezhë, është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për të identifikuar personin që ka tregtuar kapsollen”, njofton policia.

  

Të fundit