Flash News

E-TJERA

I premtoi kontratë pune në Gjermani për djalin dhe i mori 1 mijë euro, shpallet në kërkim ‘mashtruesi’ nga Dibra

I premtoi kontratë pune në Gjermani për djalin dhe i mori 1

Një 38 vjeçar banues në Dibër me inicialet H.R është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka mashtruar një qytetar se do t’i siguronte djalit të tij një kontratë pune në Gjermani, duke i marrë atij rreth 1 mijë euro.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për rastet e tjera që i riu mund të ketë kryer përmes mashtrimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Strukturat hetimore të DVP Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. R., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë shumën 1000 euro, një shtetasi, me pretendimin se do t’i siguronte djalit të të dëmtuarit, një kontratë pune në Gjermani.

Vijon puna për kapjen e shtetasit H. R., si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit