Flash News

E-TJERA

I proceduar për dy vepra penale, pistat kryesore të hetimit për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

I proceduar për dy vepra penale, pistat kryesore të hetimit për

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen "Emiri Metraxhiu" në Elbasan. 

Policia konfirmoi se i vdekur mbeti Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç. Ai është vrarë me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip "Range Rover", në karburantin në pronësi të tij. 


Pista në të cilat po hetohen janë disa, pasi nga ana e policisë po hetohen edhe konflikte nga ngjarjet e kaluar, pasi nga hetimet ka rezultuar i skeduar dhe i proceduar për shpërndarje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Elbasan / Informacion paraprak

Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të fundit