Flash News

E-TJERA

Krimi që tronditi Italinë/ Filipinasi që vrau Ilariën kërkon të dërgojë letër faljeje prindërve të saj

Krimi që tronditi Italinë/ Filipinasi që vrau Ilariën

Mark Samson, 23-vjeçari që tronditi Italinë me krimin makabër ndaj 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, ka shprehur dëshirën për t’i kërkuar falje familjes së viktimës përmes një letre. Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Fabrizio Gallo.

“Do të përpiqet të shpjegojë arsyet e pakuptimta të veprimeve të tij dhe i lutet nënës së tij që të jetë zëri i tij për të shprehur keqardhjen dhe për t’u kërkuar falje prindërve të Ilarias, sepse ai nuk mund ta bëjë këtë në këtë moment,” u shpreh Gallo.

Samson e pranoi autorësinë e vrasjes së ish të dashurës së tij në apartamentin e saj në Romë. Pas krimit, ai e futi trupin e saj në një valixhe, duke e braktisur më pas në një zonë periferike, çka shokoi opinionin publik italian dhe shqiptar.

Avokati Gallo, i cili ka marrë përsipër mbrojtjen ligjore të të riut, theksoi se klienti i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të sqarojë të gjitha detajet e ngjarjes, përfshirë edhe mundësinë e ndonjë bashkëpunëtori.

“Nëse më duhet të vazhdoj mandatin tim të mbrojtjes, Mark Samson do të më garantojë se do t’u tregojë hetuesve si ndodhi në të vërtetë ngjarja, sepse ka ende shumë aspekte të kësaj tragjedie që duhen sqaruar. Gjatë bisedës së sotme në mëngjes, më dorëzoi një letër për prindërit e Ilarias, të cilët me siguri nuk do ta falin kurrë, por ai dëshiron të përpiqet të shpjegojë veprimet e tij,” deklaroi avokati.

Të fundit