Flash News

E-TJERA

I ra sipër depozita e ujit, policia jep detaje nga vdekja e efektivit

I ra sipër depozita e ujit, policia jep detaje nga vdekja e efektivit

Policia ka dhënë detaje nga vdekja e efektivit, i cili humbi jetën pasi i ra sipër një depozitë uji e ngarkuar në rimorkion e një automjet.

Efektivi i policisë rrugore, 62-vjeçari Edmond Brahimaj, raportohet se ishte jashtë orarit të shërbimit dhe ka qenë duke ndihmuar një banor të zonës për të ndërruar gomën e një rimorkioje të ngarkuar me një depozitë metalike uji.

Por në momentin që ka hequr krikun, aksidentalisht depozita e ujit është rrëzuar dhe për pasojë efektivi ka mbetur i dëmtuar. Ai ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Ditën e djeshme, në fshatin Mlizë, shtetasi E. B., 62 vjeç, (punonjës policie jashtë orarit të shërbimit), i ka dhënë ndihmë një shtetasi, banor i zonës, për të ndërruar gomën e një rimorkioje të ngarkuar me një depozitë metalike uji.

Në momentin që ka hequr krikun, aksidentalisht depozita e ujit është rrëzuar dhe për pasojë ka dëmtuar rëndë shtetasin E. B., i cili ka humbur jetën në spital.”- njofton policia.

Të fundit