Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Një 3-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi i ra sipër dera e garazhit rreth orës 22:30 të së shtunës (10 Gusht) në Nea Zoi Aspropyrgos.
I mituri u dërgua nga prindërit e tij në spitalin Thriasio, por ishte tepër vonë pasi i mitur kishte ndërruar jetë.
Sipas të dhënave të para, prindërit e 3-vjeçarit kishin lidhur me litar derën e garazhit të shtëpisë së tyre, pasi po bënin rinovime.
Në një moment, fëmija është afruar te dera e garazhit, e cila në rrethana ende të paqarta, i ka rënë sipër duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Prindërit janë vendosur në prangat e policisë greke pas vdekjes së të miturit.