Flash News

E-TJERA

“I refuzojmë dy ekstremet”, ambasada amerikane në Tiranë ndan fjalimin e Zv.Sekretarit të Shtetit

“I refuzojmë dy ekstremet”, ambasada amerikane në

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një pjesë nga fjalimi i Zëvendës Sekretarit të Shtetit, Christopher Landau.

Gjatë fjalës së tij, Landau ka theksuar  se SHBA-të do të bashkëpunojnë vetëm me ata persona që janë të përkushtruar ndaj realizmi praktik për vendin.

"Shtetet e Bashkuara mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik. Mund të punojmë shumë; por do të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre. Ne i refuzojmë të dy ekstremet e papranueshme të dëshirës për një transformim të jashtëzakonshëm, nga njëra anë, ose të rishikimit të ankesave të lashta, nga ana tjetër. Politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues. Ky nuk është qëllimi ynë, funksioni ynë, apo misioni ynë." - Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të 2025”, shkruan ambasada amerikane.

Të fundit