Flash News

E-TJERA

I rikthyer nga pensioni në shërbim të pacientëve, COVID-19 i merr jetën mjekut Hidajet Deda

I rikthyer nga pensioni në shërbim të pacientëve, COVID-19 i
Foto Ilustruese/ Mjeku pediatër, Hidajet Deda

Ndahet nga jeta në moshën 67- vjeçare mjeku pediatër, Hidajet Deda.

Mësohet se mjeku nga Kavaja kishte më shumë se 40 ditë që vuante nga virusi i rrezikshëm.

Pas negativizimit, Deda po oksigjenohej në periudhën post Covid për shkak të pasojave që virusi iu kishte shkaktuar mushkërive të tij, por që nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Sipas të afërmve, mjeku ka pasur probleme pulmonare pas kalimit të koronavirusit, çka edhe  mendohet t’i ketë marrë jetën.

Mjeku i njohur, Hidajet Deda, ishte në pension, por që për shkak të nevojës spitalit të Kavajës për mjek vendosi të rikthehej në shërbim të pacientëve. Infektimi i tij me COVID-19, i mori edhe jetën.

I rikthyer nga pensioni në shërbim të pacientëve, COVID-19 i

I rikthyer nga pensioni në shërbim të pacientëve, COVID-19 i

Të fundit