Flash News

E-TJERA

I riu humb kontrollin e makinës dhe përplaset me pemën, ndërron jetë pasagjeri 21-vjeçar

I riu humb kontrollin e makinës dhe përplaset me pemën,

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme  në rrugën “Janaq Kilica”, në qytetin e Elbasanit.

Policia njofton se automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur R. R., 26 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore.

Si pasojë,  ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. U., 21 vjeç. 

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. U., 21 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Të fundit