Flash News

E-TJERA

I riu humb kontrollin e makinës, përplas dy këmbësore në aksin rrugor Tiranë – Milot

I riu humb kontrollin e makinës, përplas dy këmbësore

Një aksident u shënua pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë – Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot.

Sipas policisë,E. M. 21 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte duke dalë nga rruga, e për pasojë ka përplasur dy këmbësore, të cilat janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Tiranë – Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. M. 21 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte duke dalë nga rruga.

Për pasojë, në momentin e daljes nga rruga, ka përplasur dy shtetase këmbësore që kanë qenë në anë të rrugës, të cilat janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

21-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit