Flash News

E-TJERA

I riu në Fier tregon “trimëri’” ndaj të moshurit, e dhunon dhe e tërheq zvarrë

I riu në Fier tregon “trimëri’” ndaj të

Një ngjarje rëndë ka ndodhur këtë të enjte në qytetin e Fierit ku një i ri ka dhunuar dhe tërhequr zvarrë një të moshuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Block 13, në rrugën Xoxi Andoni.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë bërë virale teksa shihet i moshuari i cili po qëndronte në një lulishte, ndërkohë është dhunuar nga i riu.

“Dua të denoncoj këtë rastin kur një i moshuar dhunohet edhe merret zvarrë nga një i ri. Policia erdhi me vonesë edhe askush nuk e ndihmoi. Ndodhi në Fier përballë Block 13”, ka denoncuar një qytetar.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa lidhur me ngjarjen nuk ka ende njoftim nga Policia e Shtetit.

Të fundit