Flash News

E-TJERA

I riu plagos me thikë 53-vjeçarin në Yzberisht: Më ngacmoi nënën

I riu plagos me thikë 53-vjeçarin në Yzberisht: Më ngacmoi

Një i ri ka plagosur me thikë një 53-vjeçar  në Yzberisht.

Siç njofton policia, Eduart Rrapi mbeti i plagosur për motive të dobëta, ndërsa autori u identifikua  dhe vijon puna për kapjen e tij.

Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për shkak të një konflikti që i plagosuri kishte me autorin, ku ky i fundit dyshonte se Eduart Rrapi i ka ngacmuar nënën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës një  53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si  dhe dokumentimin e plotë ligjor  të ngjarjes.


Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë  identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit