Flash News

E-TJERA

I riu 'sfidon' policinë dhe ja mbath me skuter pranë 'Zogut të Zi'

I riu 'sfidon' policinë dhe ja mbath me skuter pranë

Prej ditës së sotme, në vend ka hyrë në fuqi ndalimi i përkohshëm i monopatinave elektrike.

Në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë Zogut të Zi, një i ri ka treguar se ligji mund të ekzistojë vetëm në letra.

Kur policia ka tentuar ta ndalojë për kontroll dhe bllokim të monopatinës së tij, djali ka manovruar në mënyrë të pabesueshme dhe ka ikur, duke lënë punonjësit e rendit në vend.

Shikuesit kanë komentuar me nota humori dhe ironie, duke krahasuar situatën me skena aksioni në filmat hollywood-ianë, ndërsa disa e quajnë të riun një “superheroi modern i rrugëve të qytetit”.

 

Të fundit