Flash News

E-TJERA

Protesta kundër rritjes së çmimeve/ I riu shfaqet me flamurin e PD, qytetarët e largojnë: Larg partitë!

Protesta kundër rritjes së çmimeve/ I riu shfaqet me flamurin e

Pak pasi nisi protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, është shënuar një përplasje mes turmës së mbledhur para kryeministrisë.

Disa të rinj janë shfaqur mes protestuesve, ndërsa njëri prej tyre mbante flamurin me simbolin e Partisë Demokratike.

Protestuesit u kanë kërkuar të largohen, pasi kjo protestë sipas tyre nuk është politike, por ekonomike.

“Larg partitë, larg. Kjo është protestë ekonomike”, u shpreh një qytetar.

Nga ana tjetër, një prej të rinjve përfaqësues i FRPD ka marrë megafonin dhe u ka kërkuar qytetarëve që të jenë mirëkuptues pasi PD si opozitë kërkon të bashkohet me shqetësimin e qytetarëve pa dallim ngjyrash partiake.

Të fundit