Flash News

E-TJERA

I riu shqiptar dhunon një 16-vjeçar për një fanellë futbolli në Greqi

I riu shqiptar dhunon një 16-vjeçar për një fanellë

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ka rrahur një 16-vjeçar.

I mituri grek kishte kishte veshur fanellën e PAOK-ut, skuadër futbolli në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në zonën e Sarada Ecclesias të Selanikut.

Sipas dëshmitarëve okularë, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor me shqelma dhe grushta pasi kishte veshur një xhaketë me logon e skuadrës kundërshtare.

 Pasi e kanë rrahur e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur.

Dëshmitarët që kanë vënë re ngjarjen dhe kanë dëgjuar zërat e të riut kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, ndërsa 16-vjeçarin e kanë dërguar në një farmaci aty pranë, ku ka mjekuar plagët.

Të fundit