Flash News

E-TJERA

I riu shqiptar kapet me furgonin plot me d*ogë në Itali

I riu shqiptar kapet me furgonin plot me d*ogë në Itali

Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia italiane teksa ishte duke drejtuar një furgon të mbushur me lëndë narkotike.

Ariet Prendi u arrestua nga karabinierët e Leçes pasi gjatë një kontrolli në furgonin që ai drejtonte u gjet një sasi e konsiderueshme hashashi dhe disa gramë kokainë.

Në momentin e kontrollit, 25-vjeçari shfaqi shenja nervozizmi duke tërhequr vëmendjen e efektivëve. Më pas policia vijoi me kontrollin e plotë të mjetit, duke përfshirë dhe kontrollin me qen antidrogë. Qentë nuhatën lëndën narkotike në dysheme.

Brenda një pjese të sajuar, u gjetën 26 kilogramë hashash, 17 gramë marihuanë dhe 8 gramë kokainë.

Droga u sekuestrua dhe i riu shqiptar u dërgua në burgun e Barit me urdhër të Prokurorisë Publike.

Policia italiane vijon ende hetimet për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike.

Të fundit