Flash News

E-TJERA

I riu tenton të hyjë me forcë në Kryeministri, arrestohet

I riu tenton të hyjë me forcë në Kryeministri, arrestohet

Një incident ka ndodhur pak më parë në ambientet e jashtme të Kryeministrisë.

Policia njofton se një 32-vjeçar ka tentuar të hyjë brenda Kryeministrisë. I riu ka goditur fillimisht kabinën e rojeve të Gardës, dhe më pas është arrestuar në flagrancë nga blutë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike", pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë” – njofton policia.

Të fundit