All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

I riu u arrestua pasi mbajti me forcë të miturin afgan, familja Pashuku hedh poshtë akuzat: E ndihmuam, i kemi dhënë bukë e para

All - Paragraf - 1

I riu u arrestua pasi mbajti me forcë të miturin afgan, familja
Njëri prej pronarëve të servisit të automjeteve në Shkodër, ku një shtetas afgan punoi për disa muaj, ka mohuar kategorikisht akuzat se i mituri është mbajtur me forcë. Lazër Pashuku, vëllai i Alehandro Pashukut, i arrestuar për këtë çështje, dhe babai i tyre, Aleksandër Pashuku, theksojnë se e kanë trajtuar afganin me respekt dhe ndihmë, duke e strehuar në shtëpinë e tyre, dhënë ushqim, para dhe ilaçe.

Sipas pronarëve, afgani ishte tërësisht i lirë dhe kishte mundësi të lëvizte nëpër qytet si të donte. "E morëm për ta ndihmuar, pasi ishte i uritur dhe i pastrehë. Ai vetë na tha se ishte 19 vjeç dhe jo 16," deklarojnë ata, duke shtuar se ai komunikonte rregullisht me familjen në Greqi.

All - Paragraf - 3

Familja Pashuku hedh dyshime se qëllimi i afganit ka qenë të kërkojë azil dhe të largohet drejt Greqisë, ndërsa ata thonë se e ndihmuan për këtë. Ndërkohë, kërkojnë drejtësi për Alehandro dhe Kristjan Pashukun, të cilët akuzohen për trafikim të të miturit.

Të fundit