Flash News

E-TJERA

I rrëmbyeri në Lezhë me precedentë penalë! Kërcënoi një biznesmen për 25 mijë euro

I rrëmbyeri në Lezhë me precedentë penalë!

Shtetasi Dodë Gjoka, i cili u rrëmbye sot në autostradën Lezhë-Tiranë dhe më pas u lirua, rezulton të mos jetë një emër i panjohur për organet e drejtësisë. Ai ka një histori kriminale të rëndë, duke qenë i arrestuar më parë për gjobëvënie dhe kërcënim me vdekje.

E shkuara kriminale
Në vitin 2017, Dodë Gjoka u arrestua pasi i kishte vendosur një gjobë prej 25 mijë euro një biznesmeni, duke e kërcënuar se do t’i vriste djalin nëse nuk paguante shumën e kërkuar.

Policia organizoi një operacion të koordinuar dhe arrestoi Dodë Gjokën së bashku me bashkëpunëtorin e tij, L.Ç. nga Shkodra, në momentin kur po merrnin paratë nga viktima në fshatin Malecaj të Lezhës.



Ndërkohë gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, u sekuestruan:
25 mijë euro
Dylbi
Telefona celularë
Automjeti i përdorur nga autorët

Hetimet e kohës zbuluan se konflikti kishte lidhje me çështje të vjetra pronësore dhe dyshohet se persona të tjerë kishin urdhëruar Gjokën dhe bashkëpunëtorin e tij për të marrë borxhin e pretenduar.

Mësohet se një nga autorët e përfshirë në rastin e 2017-ës kishte një dënim të mëparshëm për tentativë vrasjeje.

Të fundit