Flash News

E-TJERA

Sulmi rus në Ukrainë, Grenell: SHBA ka shfaqur shenja dobësie, Putin do që të rishkruajë kufijtë e Europës

Sulmi rus në Ukrainë, Grenell: SHBA ka shfaqur shenja dobësie,

Diplomati amerikan Richard Grenell ka komentuar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës si dhe reagimin e SHBA.

I ftuar në Opinion, Grenell ka fajësuar administratën Bidem, duke thënë se SHBA ka shfaqur shenja dobësie, e për pasojë sipas tij Rusia ka përfituar nga situata.

Sipas Grenell, Putin nëpërmjet sulmeve ushtarake dhe nën administratën Biden do që të rishkruajë kufijtë e Europës.

Unë kam një opinion të fortë për këto reagime. Kur ka momente dobësie në Amerikë, kur presidenti i SHBA-së nuk është i qartë, i vendosur dhe heq sanksione dhe pas Nord Stream 2, linja e gazsjellsit… çfarë prisni ju? Po ju numëroj faktet.  

President Putini mori në mënyrë tepër agresive Krimene gjatë administrimit të Obamës. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur gjatë administrimit të Donald Trampit. Tani po i rikthehemi sulmit agresiv të president Putinit që do të pushtojë dhe të rishkruajë sërish kufijtë e Evropës nën administrimit e President Biden.

Nuk mendoj se mund të flasim për këtë çështje pa hedhur sytë edhe nga Afganistani. Keni shumë të drejtë. Presidenti i SHBA dha një deklaratë se ishte krenar që nxori 90% të amerikaneve nga Afganistani. E dini ç’do të thotë kjo? 10% mbetën pas. Ne s’e bëjmë këtë gjë në Amerikë. Kjo është dobësi,”-tha Grenell.

 

 

Të fundit