Flash News

E-TJERA

Abuzimi sek*ual në Maliq, nëna e të miturës: Vajza më tha do të mbytem

Abuzimi sek*ual në Maliq, nëna e të miturës: Vajza më


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një vajzë e rmitur 16 vjeç shfrytëzohej për prostitucion.

Ndërkohë nëna e të miturës në një prononcim për mediat ka deklaruar se vajzën e kërcënonin që të mos tregonte. Sipas saj, e mitura i kishte thënë disa herë se do të vriste veten.

Nëna e 16 vjeçares: “Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor. E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha.”

 

Të fundit