Flash News

E-TJERA

I shembën shtëpinë te “5 maji”, banori: E kam ende kolateral në bankë

I shembën shtëpinë te “5 maji”, banori: E kam ende

Fadil Mziu, është një nga banorët e zonës së “5 Majit” në Tiranë, banesa e të cilit është shembur një ditë më parë nga IKMT, si pasojë e lagjes së re që do të ndërtohet aty.

Duke folur në emisionin “Opinion”, banori tha se investimi për të cilin kishte marrë edhe një kredi bankare iu shemb, ndërsa Bashkia e Tiranës nuk i njeh katin e tretë që e kishte në proces legalizimi.

Po ashtu ai tha se nuk është dakord me vlerësimin e shtëpisë që i ka bërë bashkia.

“Këtë shtëpi Fevzi e kam ndërtuar unë. Ishte! Duke parë se ishte me letra, kam bërë një investim me kredi bankare. E kam akoma kolateral, e di shumë mirë Mazniku. Kati i tretë është në proces legalizimi dhe Zoti Mazniku nuk e njeh.

Tjetër, më shumë për truallin. Nuk jam dakord me vlerësimin që ka bërë Bashkia sepse duke pasur një shtëpi të tillë me parkim, me kopsht, me rrugë që janë ndërtuar këto 3 vitet e fundit që ka qenë kryetar Erion Veliaj dhe arrita që të bëj investim tjetër duke parë një jetë më të mirë për fëmijët e mi.

Tani thotë t’i fus në pallat me koeficent 1.5. Shteti ma ka vlerësuar mua dhe ia dhashë lekët. Janë të faktuara në bankë. Shteti e ka vlerësuar 300 metra katrorë, këtë tjerat nuk i njoh, duke qenë në proces legalizimi”, u shpreh Mziu

Të fundit