Flash News

E-TJERA

I shembet muri i shtëpisë, humb jetën një person në Delvinë

I shembet muri i shtëpisë, humb jetën një person në

Një person ka humbur jetën në Delvinë, pasi i është shembur muri i banesës, teksa ka qenë duke e riparuar.

Viktima është shtetasi Janaq Çavo , rreth 70 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë-Verri.

"Shtetasi Janaq Çavo dyshohet se duke kryer një riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushë-Verri, është dëmtuar si pasojë e shembjes së murit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ai ka shkuar në spital për të marrë ndihmëmn mjekësore, por nuk ka arritur dot të mbijetojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, shtuan të njëjtat burime.

Të fundit