Flash News

E-TJERA

“I shërben krimit”, Tonin Vocaj i përgjigjet Bardhit: Do të kallëzoj penalisht!

“I shërben krimit”, Tonin Vocaj i përgjigjet Bardhit: Do

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka lëshuar akuza ndaj zyrtarit të Policisë së Shtetit Tonin Vocaj se ka mbajtur padrejtësisht zyrtarë të PD në qeli për 72 orë, pas protestës së 8 janarit.

“E përsëris, është kriminel. Është një njeri që ka inskenuar ngjarje të pavërtetë për të implikuar individë të pafajshëm në ngjarje të sajuara prej tij. Personalisht ka mbajtur 11 zyrtarë të PD me urdhra ndalimi të paligjshëm të Policisë së Shtetit, e dini pse? Kanë lagur me ujë protestuesit”, tha Bardhi në emisionin “Opinion”.

Përmes një mesazhi Tonin Vocaj u shpreh se këto janë shpifje dhe do të dërgojë një kallëzim penal ndaj zyrtarit të PD-së.

“Lidhur me deklaratat e Zotit Gazment Bardhi ne emisionin tuaj, hedh poshte me neveri te gjithe shpifjet dhe akuzat qe hedhin balte mbi figuren time dhe ate te Policise se Shtetit.

Kam 40 vite pa nderprerje qe jam pjese e Policise se Shtetit dhe gjate gjithe karrieres time nuk kam qene asnjehere pjese e inskenimeve dhe manipulimit te provave, por kam ushtruar detyren time me  devotshmeri dhe përgjegjshmëri vetem ne zbatim te ligjit. Pas ketyre akuzave, jam duke konsideruar me seriozitet nje kallzim penal per shpifje ndaj zotit Bardhi”, reagon Vocaj.

“Pushka top. Nga nesër, të gjitha informacionet që i janë dërguar partnerëve ndërkombëtar për një kriminel që është në krye, e përsëris, është kriminel, është një njeri që ka tentuar të inskenojë ngjarje të pavërteta për të implikuar individë të pafajshëm në ngjarje të sajuara prej tij. Ka qenë personi që personalisht ka mbajtur 11 zyrtarë të PD me urdhra ndalimi të paligjshëm të Policisë së Shtetit. E dini pse? Kanë lagur me ujë protestuesit. Për këtë kanë qëndruar anëtarë të Këshillit Kombëtar 72 orë. Ka gjuajtur me bidon thotë.

Urdhrin për t’i mbajtur 72 orë në qeli anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD dhe zyrtarë të tjerë të PD e ka dhënë personalisht ky person që unë po flas dhe Prokuroria ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm”, i është përgjigjur sërish Bardhi.

 

 

Të fundit