Flash News

E-TJERA

I shkroi letër të hapur, ish-drejtori i Soros riposton replikën e Këlliçit për aferën e inceneratorëve

I shkroi letër të hapur, ish-drejtori i Soros riposton replikën e

Drejtori i parë i Fondacionit Soros në Shqipëri, Fron Nahzi ka replikuar pasi anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi i drejtoi sot një letër të hapur, lidhur me aferën e inceneratorëve dhe rolin e kryeministrit Edi Rama. 

Në një postim në rrjetin social Linkedin, Nahzi ka ripostuar letrën e ish deputetit demokrat , si dhe i përgjigjet me një shkrim të botuar prej tij me titull: ‘Nën qeverisjen Rama, Shqipëria po dështon pothuajse në çdo pikë’. 

"Po e shkruaj këtë letër, në përgjigje të një shkrimi të botuar nga ju, me titull: “Nën qeverisjen Rama, Shqipëria po dështon pothuajse në çdo pikë”.

Kjo letër është edhe një reagim si ish-deputet i Shqipërisë deri vitin e kaluar, ish-deputet i Komisionit Hetimor Parlamentar për Çështjen e Inceneratorëve në Shqipëri, dhe si një nga denoncuesit këmbëngulës të kësaj mega afere korrupsioni të vazhdueshëm në të shkuarën, para katër vjetësh.

Në shkrimin tuaj çuditërisht shkruhet: “Edi Rama si kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Territoreve ka firmosur projektin e inceneratorit, por është distancuar nga skandali duke thënë se ka të bëjë me veprimet e individëve dhe jo të qeverisë së tij", shkruan ai. 

I shkroi letër të hapur, ish-drejtori i Soros riposton replikën e

Të fundit