Flash News

E-TJERA

I shkuli flokët nënës së moshuar në mes të rrugës, Policia e Tiranës arreston djalin dhunues

I shkuli flokët nënës së moshuar në mes të

Policia e Tiranës arrestoi G. K., 36 vjeç pasi shfaqet duke dhunuar nenën e tij të moshuar në mes të rrugës në Allias. 

Sipas policisë, aktualisht i biri ndodhet me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Rasti është denoncuar nga banorët e lagjes, të cilët të shqetësuar pretendojnë se agresori sapo ka dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

Të fundit