Flash News

E-TJERA

I shoqëroi gjatë riatdhesimit nga kampi Al-Hol, gazetari tregon detajet prekëse: Floresha Rasha u plagos nga një snajper, humbi të bijën në një bombardim

I shoqëroi gjatë riatdhesimit nga kampi Al-Hol, gazetari tregon

Gazetari i Top Channel, Muhamet Veliu, i cili ka qenë i pranishëm gjatë rrugëtimit të riatdhesimit të 4 fëmijëve dhe Floresha Rashës nga Libani në Tiranë, pas shpëtimit të tyre nga kampi Al-Hol në Siri, ka treguar detaje mbi të shkuarën e gruas së kthyer në vendlindje. 

Duke folur në ‘Open’, Veliu tha se Floresha ishte plagosur nga një snajper, ndërsa kishte pësuar disa fatkeqësi gjatë qëndrimit të saj në kampin fatkeq.  

“Floresha Rasha u plagos u plagos nga një snajper, kur po ecte në rrugë. Asaj i kanë ndodh edhe disa fatkeqësi të tjera në jetë. E bija 16 vjeç i vdiq nga një bombardim nga ajri, bashkëshortin e ka humbur.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në shtetin islamik është martuar dy herë, por edhe ata dy bashkëshortë i ka humbur.

Sa i përket plagosjes, nuk dihet se kush ka qenë objektiv i snajperit, por ka qenë në në një terren luftimesh , u gjet në mes të një lufte.

Ajo është plagosur para dy vitesh, kishte dy plagë në kofshë, ka patur dy ndërhyrje në Siri por nuk ishin të mjaftueshme.

Kam patur bisedë me Floreshën, është shumë e gëzuar por e ndrojtur cfarë e pret në Shqipëri pasi që prej 2014 ndodhet në Siri. Ajo i është nënshtruar rregullave të shtetit islamik, mes një jete shumë e vështirë, kishte probleme për higjienën dhe ushqimin”, u shpreh gazetari.

Ai tregoi se edhe fëmijët janë mirë me shendet, por djali i madh i Floreshës, ndryshe nga Endri Dumani është më i mbyllur në vetvete.

“Fëmijët flasin shqip, Endri Dumani ishte i qeshur, kurse Amari ishte i zhytur në një thellësi mendimesh, nuk komunikonte me askënd.

Amari është mbajtur nga kurdët në një zonë të izoluar, që e cilësonin si shkollë riedukimi, gjendja e tij ishte e rënduar”, tha gazetari.

Të fundit