Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim , arrestohet 45-vjeçari me dy identitete

I shpallur në kërkim , arrestohet 45-vjeçari me dy identitete

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në pranga është vënë shtetasi Genti Beqiri alias Eduard Pano, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Raportohet se 45-vjeçari është kapur në kryeqytet, teksa akuzohet nga drejtësia italiane për trafik droge dhe grup kriminal.

“Gjykata e Apelit Napoli/Itali, ka lëshuar Urdhër-Arrestin ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Grup kriminal”, “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Falsifikim Dokumentash”, parashikuar nga legjislacioni penal Italian.” – njofton Policia.

Autoritetet thonë se Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 45-vjeçarit në Itali.

Të fundit