Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 31-vjeçari kapet në Francë dhe ekstradohet në Shqipëri

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 31-vjeçari kapet
Foto ilustruese

Një 31 vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar është kapur në Francë dhe është ekstraduar në Shqipëri.

B. B., ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me masën “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Këto akuza rëndojnë mbi të lidhur me një ngjarje të ndodhur në shtator të vitit 2019 në Kukës, ku është qëlluar  me armë zjarri në drejtim të mjetit të një personi tjetër.

Të fundit