Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 52-vjeçari nga Kruja, i dënuar me 10 vite burg në Itali

I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë. I dënuari është Albert Seseri dhe do të ekstradohet drejt Italisë.

52-vjeçari është i dënuar për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe Trafik i lëndëve narkotike".

Seseri është i dënuar nga Gjykata e Apelit në Torino me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer mbi 5 vite burg.

Interpol Tirana do të bashkëpunojë me Interpol Romën për të realizuar procedurat e ekstradimit të 52-vjeçarit drejt Italisë.

Të fundit