Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kukës 59-vjeçari turk

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në

Një 59-vjeçar me kombësi turke është arrestuar në Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Korrupsioni”.

Arrestimi i tij u bë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, me qëllim ekstradimin drejt Turkmenistanit.

Njoftimi i plotë:

Vihet në pranga një tjetër shtetas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Korrupsioni .

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Turkmenistanit.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

M.Ç, 59 vjeç, me kombësi turke, banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit, pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale "Korrupsioni".

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Të fundit