Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet polaku në Muriqan duke dalë nga Shqipëria

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet polaku në

Një 48-vjeçar nga Polonia u vu në pranga në Pikën Kufitare Muriqan pasi tentoi të dilte nga Shqipëria ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet polake.

Sipas policisë, polaku akuzohet për pjesëmarrje në një organizate kriminale për shitje online të substancave të rrezikshme për shëndetin.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “ËEB Page”, për ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Tentoi të dilte nga Shqipëria, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet në Poloni, lokalizohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 48-vjeçari polak.

I ndaluari akuzohet për pjesëmarrje në një organizate kriminale për shitje online të substancave të rrezikshme për shëndetin.

Si rezultat i informacionit të siguruar nga intervistimi dhe verifikimet në dalje të Republikës së Shqipërisë, si dhe i shkëmbimit të tij ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan finalizuan operacionin policor të koduar “ËEB Page”, gjatë të cilit u ndalua shtetasi polak G. (D.) H., 48 vjeç.

Gjykata në Lublin i ka caktuar 48-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i substancave psikotrope dhe anabolizante”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Për rreth 3 vjet (2018-2021), organizata kriminale në të cilën merrte pjesë shtetasi G. (D.) H. shiste online, pa pasur licencë, substanca të rrezikshme për shëndetin, të cilat nuk përmbushnin kriteret e cilësisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

 

Të fundit