Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, arrestohet 30-vjeçari në doganën e Morinës

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, arrestohet

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.

 Në pranga është vënë shtetasi O. K., 30 vjeç, banues në Preshevë, i cili po tentonte të hynte në Shqipëri.

“Nga verifikimet e detajuara dhe intervistimi në vijë të dytë, ai rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të autoriteteve austriake, për trafikim të lëndëve narkotike.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Policia raporton se Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vienën për ta ekstraduar 30-vjeçarin në Austri.

Të fundit