Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari në Itali

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria,

Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria, u arrestua nga karabinierët e stacionit Cerro Maggiore në Itali.

Shqiptari ishte në kërkim pas një mase sigurimi të dhënë nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “kanosje për shkak të detyrës”, kryer në Shqipëri në periudhën shkurt-mars 2024.

Aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie në pritje të dispozitave të Autoritetit Gjyqësor.

Të fundit